Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kostoja për rrugën Qukës- Qafë Plloçë është trefishuar, nga 73 milionë euro, shkoi 225 milionë


Në konferencën e përjavshme për mediet, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur akuza për qeverinë lidhur me tenderin për ndërtimin e rrugës Rukës-Qafë Pllocë, që sipas tij ka tejkaluar çdo afat kohor në historinë e vendit.

“Së pari u falënderoj që jeni këtu sot dhe mbani gjallë informacionin për qytetarët.

Unë këtu jam për të deklaruar se, është e pandalshme vjedhja që dyshja Rama-Balluku po bën në rrugët e vendit.

Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë kakaluar çdo afat kohor në historinë e vendit. 43 kilometra rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh.

Punimet për këtë rrugë kanë filluar në vitin 2009. Rruga u prokurua për ndërtim me një tender ndërkombëtar me 73 milionë euro.

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me një akt absurd, ai vendosi të anulonte ndërtimin e rrugës, pasi traseja ishte shtrirë në 10-12 kilometra, pasi financimi ishte i garantuar nga bankat e huaja.

Por ai nuk realizoi dot këtë bllokim, pasi detyrimet e Shqipërisë nga anulimi i kontratave do ndëshkonin vendin. Rruga që duhej të përfundonte në vitin 2014, vazhdon edhe në vitin 2022 dhe nuk ka shanse të përfundojë as këtë vit.”– deklaroi  Berisha.

Përpos vonesave, po ashtu Berisha shprehet se kostoja e rrugës është trefishuar.

“Nga 73 milionë që ishte fondi i prokuruar, gjer sot janë shpenzuar për ndërtimin e saj 225 milionë euro.

Një rrugë që kalon në një territor jo shumë të vështirë, të jemi realistë. Të pjerrët, por jo të vështirë. Pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata apo akuadukte të gjata.

Është mbi trefishuar shpenzimi.”- tha ai.