Policia ka arrestuar babë e bir në Bulqizë pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar kanabis.
Bima narkotike u gjen në një zonë të pyllëzuar në kodrën e Lejçanit.
Policia arrestoi shtetasit M. S., 70 vjeç, dhe E. S., 39 vjeç.
“Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Lejçani”.
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë babë e bir.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “Lejçani”.
Si rezultat në një zonë të pyllëzuar në kodrën e Lejçanit, kanë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Nga veprimet rezulton se autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit M. S., 70 vjeç, dhe E. S., 39 vjeç, banues në Bulqizë (babë e bir), të cilët janë arrestuar në flagrancë”-njofton policia.