Vendosni fjalën kyçe....

Mali i Zi shpall “non grata” një tjetër diplomat rus


Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi ka njoftuar këtë të premte se ka shpallur “non grata” një tjetër diplomat rus.

“Një notë zyrtare për këtë vendim, i cili përcakton një periudhë shtatëditore për largimin nga territori i Malit të Zi, i është dorëzuar sot ambasadorit të Federatës Ruse Vladislav Maslennikov.”- thuhet në deklaratën e ministrisë sipas Vijesti.

Kjo e çon në gjashtë numrin e diplomatëve rusë të dëbuar nga Mali i Zi në gjashtë muajt e fundit.

Kujtojmë se në fillim të Prillit, Ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli “non grata katër diplomatë rusë, të cilët u urdhëruan të largoheshin nga vendi brenda shtatë ditëve.

Më pas Rusia u kundërpërgjigj duke shpallur persona non grata një punonjës të ambasadës malazeze në Moskë.