Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do ta vizitojë të hënën Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës në një njoftim për media.
“Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për të hënën, 15 gusht 2022. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Media do të lejohen të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Ndërkohë ish-presidenti Ilir Meta e mbylli me Kosovën presidencën ku zhvilloi një vizitë disa ditore.