Mbrëmjen e së mërkurës një fëmijë 4-vjeç ra në kontakt me energjinë elektrike teksa lozte në lagjen nr 1 të qytetit të Sarandës.
Prindërit e kanë dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë.
Fëmija 4-vjeçar me inicialet Z.O., ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke luajtur me shokët.
Angazhimi i mjekëve Besnik Shabanaj, anestezistit Ptoleme Peta dhe mjekes pediatre Mejborna Gjata, bëri që fëmija t’i shpëtojë vdekjes.
Mjeku anestezist shpjegoi se si fëmijës ju shpëtua jeta pasi mbërriti në
“Fëmija ka ardhur në spital në limitet e jetës, pa puls, me frymëmarrje të dobët. Sapo erdhi në pavion filloi raminimi kardio-polmonar dhe e vendosëm në oksigjen.
Shyqyr që gjërat i kemi të gjitha këtu falë ndërhyrjes së shpejte arritëm të kthejmë në funksion zemrën dhe mushkëritë.
Faza e dytë ishte ajo e zgjimit që zgjati gati një orë dhe pas kësaj fëmijë na reagoi duke hapur sytë, bëri konvulsione, gjë qe e prisnim. pasi mjekuam dhe konvulsionet fëmija pas 4 orësh kërkoi nënën e babanë dhe ishte diçka shumë e bukur”, tha Besnik Shabanaj mjek anestezist.