Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri një punonjës i IMT-së në Tiranë


Një person rreth moshës 50-vjeçare është plagosur sot me armë zjarri në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” në kryeqytet.

Sipas televizionit “News 24”, i plagosuri është një punonjës I.M.T-së. Ai ka marrë plagë në bark dhe është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes thuhet se është ndaluar, megjithatë ende nuk kemi një konfirmim zyrtar nga Policia.