Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi i IMT-së u qëllua me armë pasi shkoi të zbatonte vendimin për prishjen e shtëpisë, policia ndalon autorin e dyshuar


Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë e punonjësit të IMT-së Ilirjan Gavelli në Tiranë pasditen e sotme.

Punonjësi i IMT-së së bashku me kolegët e tij kishin shkuar për të zbatuar vendimin për shembjen e banesës së autorit që dyshohet se ka shkrepur armën.

Gavelli është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia ka arrestuar shtetasin Qani Muça.

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar. Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi. 52 vjeçari  është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.