Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj reagon për plagosjen e punonjësit të IMT-së, thumbon edhe Metën: Nuk jemi tërhequr nga asnjë projekt, as nga presidentët e lojtur


Kryetari i Bashkisë Tiranë ka reaguar pas plagosjes së punonjësit të IMT-së në krye të detyrës ditën e sotme.

Veliaj i kërkon organeve të drejtësisë rreptësi maksimale dhe thekson se Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga asnjë projekt publik.

Ai ka sulmuar edhe ish-presidentin duke thënë se zhvillimin e qytetit nuk e ndalin dot as kriminelët ordinerë e as ordinerët e politikës që frymëzojnë dhunën.

Shërim të shpejtë Ilirianit tonë të IMT pas plagosjes në krye të detyrës për infrastrukturën nga një person me precedent penal, tashmë në pranga! I kërkoj organeve të drejtësisë rreptësi maksimale për kriminelin që ngre dorë për shkak të detyrës ndaj punonjësve të shtetit! Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga ASNJË projekt publik – as nga presidentët e lojtur, as nga rrugacët më famëkeq të vendit! Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë ashtu dhe ordinerët e politikës që frymëzojnë dhunën! Jam më i bindur se kurrë se shumica morale dhe e ndershme e qytetit – që as zapton e as dhunon –  e do progresin dhe refuzon t’i nënshtrohet dhunës së rrugës e asaj politike! Ndaj dhe jam më i vendosur se kurrë t’i çoj gjer në fund punët për një Tiranë që nuk ndalet!”, thotë Veliaj.