Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me masakrën e ndodhur të premten në Malin e Zi, ku një burrë ekzekutoi 10 persona dhe plagosi 6 të tjerë, mes të cilëve dhe fëmijë.
Berisha thotë se e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, si dhe i shpreh ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave, qytetarëve por dhe autoriteteve të vendit fqinj.
“Një masakër e vërtetë në Çetinë! Vriten dhjetë qytetarë dhe plagosen gjashtë të tjerë!
Miq, një person i armatosur ka hapur zjarr dje pasdite në një lagje të Çetinës dhe ka vrarë 10 qytetarë, ndër të cilët dy fëmijë, dhe plagosur 6 të tjerë.
Duke dënuar me ashpërsinë me të madhe këtë akt kriminal e të shëmtuar, i shpreh ngushëllimet e mia të ndjera familjeve të viktimave, qytetarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj. I uroj gjithashtu shërim të plotë të plagosurve.”- tha Berisha.