Vendosni fjalën kyçe....

Era e fortë shemb skenën e festivalit në Spanjë, vritet një person


Një burrë vdiq dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën kur erërat e forta shkaktuan shembjen e pjesëve të një skene në një festival në Spanjë të shtunën.

Pamjet treguan disa pjesëmarrës të festivalit duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë në ngjarjen në Cullera, në jug të Valencias.

Festivali popullor Medusa i muzikës elektronike pastaj u pezullua.

I vdekuri ishte rreth të 20-ave, thonë mediat lokale. Tre nga të plagosurit pësuan trauma të rënda.

Dëshmitarët okularë folën për një stuhi rëre të papritur që goditi vendin e festivalit.

Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi për shpërthime erërash që tejkalonin 80 km/ në rajonin bregdetar lindor të vendit në atë kohë.

“Jemi në gjendje shoku”, tha një nga të pranishmit për mediat spanjolle. “Mund të isha unë, mund të ishte kushdo,”

Në një deklaratë në Facebook, organizatorët thanë se ishin “të shkatërruar dhe të pikëlluar për atë që ndodhi këtë mëngjes”.

Ata thanë se “erërat e forta të dhunshme” rreth orës 04:00 me orën lokale kishin shkaktuar dëme në infrastrukturën në vend dhe u mor menjëherë një vendim për të liruar zonën.