Një person ka vdekur dhe të paktën 40 të tjerë janë plagosur paasi erërat e forta shkaktuan shembjen e pjesëve të një skene në një festival në Spanjë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan disa pjesëmarrës të festivalit duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë.
Festivali i njohur i muzikës elektronike, i cili do të vazhdonte deri të dielën, tani është pezulluar.
Una locura lo del @Medusa_festival , infraestructuras cayéndose por culpa del viento que han herido a gente… pic.twitter.com/tWSIUtM8TD
— Fran Ciriza (@fran_ciriza) August 13, 2022
Shërbimet rajonale të urgjencës thanë se tre nga të plagosurit pësuan trauma të rënda. Dëshmitarët okularë folën për një stuhi rëre të papritur që goditi vendin e festivalit.
Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi për shpërthime erërash që tejkalonin shpejtësinë 80 km/h në rajonin bregdetar lindor të vendit.
Un fallecido y 17 heridos, 9 de ellos graves, en el Medusa festival. Por el reventón cálido y la caída de estructuras. pic.twitter.com/4jRK9uU8rV
— GC (@Rubendg14) August 13, 2022
“Jemi në gjendje shoku.”- tha një nga të pranishmit për mediat spanjolle. “Mund të isha unë, mund të ishte kushdo.”
Në një deklaratë në Facebook, organizatorët e festivalit thanë se ishin “të shkatërruar dhe të pikëlluar për atë që ndodhi këtë mëngjes”.
Ata thanë se “erërat e forta të papritura dhe të dhunshme” kishin shkaktuar dëme në infrastrukturën në vend dhe u mor menjëherë një vendim për të liruar zonën.