Vendosni fjalën kyçe....

“Kam eksploziv dhe drogë me vete” – Një burrë hyn me makinë brenda Gjykatës së Apelit në Greqi dhe shkakton panik


Alarmi është ngritur mëngjesin e së shtunës në Gjykatën e Apelit të Athinës, pasi një person ka hyrë me makinën e tij në parking dhe ka pretenduar se kishte sjellë drogë dhe lëndë plasëse.

Një ekip i Departamentit për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD) ka kontrolluar makinën e tij por pa gjetur lëndë plasëse.

Protothema shkruan se tani po vijon analiza e drogës, ndërsa 34-vjeçari pas përfundimit të hetimeve do të dërgohet në Paraburgim.