Vendosni fjalën kyçe....

Milan e nis me fitore Seria A, mund bindshëm Udinesen


AC Milan e ka filluar me fitore sezonin e ri në Serie A duke mposhtur Udinesen me rezultat 4-2.

Kuq e zinjtë e nisën në disavantazh teksa e panë Udinezen t’i shënontë që në minutën e 2’ me Becao.

Avantazhi i Udinezes do zgjaste vetëm 9 minuta pasi “Djalli” do fitonte penallti me Calabrian që u shndërrua në gol nga Theo Hernandez.

Vetëm 4 minuta më vonë Rebic do çonte Milanin në avantazh.

Udineze do barazonte më pas me Masina në minutat shtesë të pjesës së parë.

Me fillimin e pjesës së dytë Brahim Diaz kaloi sërish Milanin në avantazh në minutën e 46’.

Në minutën e 68’ Rebiç shënoi golin e 4 për Milanin dhe të dytin personal.

Kampionët në fuqi e nisin kështu me fitore sezonin e ri të Seria A.