Vendosni fjalën kyçe....

Pas një dite me shi, Ministria e Mbrojtjes thotë se ka mbetur vetëm një vatër aktive zjarri në Durrës


Pas një dite me shi duket se janë shuar vatrat e zjarrit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri nga të cilat 19 janë shuar. Të paktën sipas bilancit të 24 orëve të fundit, të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sikurse bëhet me dije në raport, në vend aktualisht ka vetëm një vatër aktive zjarri në zonën e Durrësit. Vatra aktive e zjarrit vijon të jetë në fshatin Shetaj.

“Kjo vatër vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.”– thuhet në njoftim.

Situata duket se është favorizuar edhe nga reshjet e shiut të një dite më parë duke bërë që flakët të vihen më me lehtësi në kontroll.

Njoftimi i plotë

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat:

në fshatin Mal Bardhë dhe Skuraj, bashkia Kurbin;

në vendin e quajtur “Pashallare”, në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh;

tek ish fabrika e tullave, midis lagjes “Nr.7” dhe lagjes “Nr.9”, të bashkisë Durrës;

në lagjen “Shën Vasil” bashkia Himarë;

në lagjen “Vanë”, bashkia Delvinë;

në vendin e quajtur “Gjimoçik”, fshati Vajzë, bashkia Selenicë;

në lagjen “Babicë”, bashkia Vlorë;

në vendin i quajtur “Pigave Mesovun”, bashkia Delvinë;

në fshatin Miliska, bashkia Fushë-Arrëz;

në fshatin Reç, bashkia Malësi e Madhe;

në fshatin Arst, bashkia Fushë-Arrëz;

në njësinë administrative Rrethinat, bashkia Shkodër;

në fshatrat Plezhë dhe Shkjezë, bashkia Vau-Dejës;

në vendin e quajtur “Rrashkullaj”, bashkia Malësi e Madhe;

në fshatin Otllak, bashkia Berat;

në fshatin Arrëz, bashkia Dimal;

në fshatin Kozare, Kuçovë;

në fshatin Momël, bashkia Kavajë;

në fshatin Floq, bashkia Fier;

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 192 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme është angazhuar në vendin e quajtur “Pigave Mesovun” edhe helikopteri i FA.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër vazhdon të jetë aktive me intesitet të ulët, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë   së   shtetit   çdo   rast   të   dyshuar   për   zjarrvënje   të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.