Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep detaje për ngjarjen në Kuçovë, i plagosur një 45-vjeçar, dyshohet nga arma e zjarrit


Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen e ndodhur në Kuçovë, ku një person u gjet i plagosur në rrugë.

Dyshohet se 45-vjeçari Admir Bejo ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Ai është dërguar në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.