Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e skuterëve dhe biçikletave elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se vendimi hyn në fuqi të hënën dhe se ndalimi bëhet në hapësirat ku ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.
“Kemi ndaluar qarkullimin e 🛴 trotinetëve, 🚲 biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të Kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.
Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës, e veçanërisht sigurisë së fëmijëve.”– shkruan ai.
Që pas pandemisë por edhe për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, në rrugët e Prishtinës vërehen më pak autovetura. Qytetarët kanë gjetur si alternativa lëvizjen me biçikleta dhe skuterë por edhe përdorimi i këtyre mjeteve ka problematikat e veta.