Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, plagosen tre persona


Përplasja e tri makinave në aksin rrugor Vlorë – Peshkëpi ka shkaktuar tre të plagosur mëngjesin e së dielës.

Policia e Vlorës njoftoi se rreth orës 7:00, në këtë aks, një automjet  “Toyota” që drejtohej nga 49-vjeçari A.C, është përplasur me dy makina: me një “Volkswagen” të drejtuar nga 47-vjeçari P. M si edhe me një “Ford” që drejtohej nga G. A.

Dy shoferët, 49-vjeçari dhe ai i Fordit bashkë me pasagjeren L.M morën lëndime dhe u dërguan në spitalin e Vlorës.

Mësohet se të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet një grup hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.