Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka hequr me forcë flamurin turk nga një vendvrojtim detar në plazhin e Gjirit të Lalzit.
Më pas ai e ka hedhur në det në mënyrë demonstrative duke postuar videon e aktit të tij në rrjetet sociale.
Policia thekson se ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Njoftimi i policisë:
Hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.
Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.
Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.
Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.