Vendosni fjalën kyçe....

Manchester United në krizë të thellë, Ronaldo shpërfill trajnerin pas humbjes së turpshme (Video)


Trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag, është detyruar t’u kërkojë falje mbështetësve të të klubit pasi ata panë ekipin e tyre të përulur 4-0 nga Brentford në Premier League të shtunën.

Falë humbjeve të njëpasnjëshme, duke përfshirë humbjen 2-1 ndaj Brighton në fillimin e sezonit të tyre, United tani është në fund të ligës dhe duket sikur do e zgjasë thatësirën e trofeut duke e çuar në dhjetë vite mungesën e tij.

Duke folur me gazetarët pas asgjësimit, Ten Hag pranoi se Brentford ishte ‘më i uritur’ se lojtarët e tij, të cilët injoruan planin e tij të lojës.

“Ne pësuam gola nga gabime individuale. Nuk mund të kesh një plan taktik, por pastaj ta hedhësh në kosh atë.” – vuri në dukje Ten Hag.

Diku tjetër, u duk se një Cristiano Ronaldo i furishëm, të cilit iu ofrua fillimi i tij i parë nën trajnerin e tij të ri dhe luajti të gjitha 90 minutat, e shpërfilli Ten Hag në fund të ndeshjes duke mos i rrokur duart me të.