Vendosni fjalën kyçe....

Më 17-21 gusht Korça mirëpret Festën e Birrës në edicionin e saj të 16-të, vjen për herë të parë në Shqipëri këngëtari i njohur grek


Nga data 17 deri më 21 gusht në Korçë do zhvillohe Festa e përvitshme e Birrës që kësaj here është në edicionin e saj të 16-të.

Në këtë festë, për herë të parë në Shqipëri, të shtunën më 20 gusht do organizohet një koncert ku do këndojë një nga këngëtarët më të njohur në Greqi Kostantinos Argiros.

Po kështu në ditët e festës do këndojnë edhe disa nga këngëtarët më të njohur shqiptarë si Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Eugent Bushpepa, Capital T, West Side Family, etj.

17-21 gusht të gjithë do të jenë në Korçë. Është Festa e Birrës, festa që kulmon verën dhe që vjen madhështore në edicionin e saj të 16-të në qytetin e Korçës.

Për herë të parë në Shqipëri, të shtunë, 20 gusht, do të jetë në një koncert madhështor në Korçë, në skenën e festës së birrës këngëtari grek Kostantinos Argiros, një nga emrat më të njohur në Greqi.

Emrat më të njohur të muzikës shqiptare Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Eugent Bushpepa, Capital T, West Side Family etj do jenë pjesë e 5 koncerteve madhështore që do mbahen në skenën e festës pranë Terminalit të Autobusëve.

Për herë të parë në Festën e Birrës këtë vit mijëra vizitorë nga brenda e jashtë Shqipërisë do të kenë mundësinë të rezervojnë vendin e tyre në festë në një zonë të dedikuar pozicionuar përballë skenës me shërbim të veçantë.

Për të gjithë ata që nuk duan të rezervojnë një tavolinë paraprakisht, hyrja do jetë e lirë në hapësirat e tjera me tavolina në festë. Ka filluar tashmë shitja e biletave të koncertit të këngëtarit grek Kostntinos Argiros në çdo pikë easypay kudo në Shqipëri ose online në faqen zyrtare të festës ëëë.festaebirres.com

Të gjitha koncertet e tjera janë falas.”