Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar shpopullimin e vendit duke thënë se po e tkurr dhe plak Shqipërinë.
Meta shkruan se për tremujorin e dytë regjistrohen 14.7% lindje më pak.
Kryetari i PL-së e konsideron bonusin e lindjes si shumë të ulët ndërkohë që korrupsioni papunësia, pagat e ulëta dhe çmimet e papërballueshme të banesave e bën jetesën e papërballueshme.
“Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë.
Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje me pak.
Për familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme”-shkruan Meta.
Më tej Meta thotë se partia që drejton do ketë një program të veçantë për të mbështetur familjet e reja për të ndërtuar të ardhmen këtu.
“Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij.
Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe së pari për fëmijët e saj!”-shkruan Meta.