Vendosni fjalën kyçe....

Një humbje jete në vend lidhur me koronavirusin e ri, Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve të vaksinohen


Një qytetar ka humbur jetën 24 orët e fundi lidhur me koronavirusin e ri  duke e çuar në 3571 numrin e viktimave të raportuara nga Shqipëria që prej shpalljes së pandemisë.

Personi që ka humbur jetën është një 73-vjeçare nga Tirana.

Nga 1173 testime ditore janë gjetur 459 raste të reja me Covid-19.

Në spital po mjekohen 25 pacientë. Në njoftimin e saj Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrjer qytetarëve që të vaksinohen.