Një burrë e përplasi makinën e tij në një barrikadë në Kapitolin e SHBA në Uashington DC të dielën në mëngjes përpara se të qëllonte disa të shtëna në ajër dhe të vriste veten me armën e tij, sipas policisë.
Raportet bëjnë me dije se i dyshuari i ka vënë flakën veturës së tij menjëherë para se të kryente vetëvrasje.
Incidenti ndodhi pak pas orës 4 të mëngjesit, me policinë e Kapitolit të SHBA-së që tha se makina e burrit ‘u përfshi nga flakët’ ndërsa ai doli nga ajo pas përplasjes. Pasi ka dalë nga automjeti i djegur, ai ka qëlluar disa herë në ajër dhe ka qëlluar veten teksa policët janë afruar.
Hetuesit e Policisë së Kapitolit aktualisht po shqyrtojnë sfondin e burrit, por thanë të dielën se nuk duket se ai kishte në shënjestër ndonjë anëtar të Kongresit, të cilët janë në pushim.
Një raport i Fox Neës sugjeroi se i dyshuari i paidentifikuar i vuri flakën makinës së tij përpara se të përplasej me barrikadën.
Incidenti ndodhi një vit pasi një burrë përplasi makinën e tij në barrierat e sigurisë jashtë Kapitolit, duke plagosur për vdekje një oficer të policisë së Kapitolit.