Vendosni fjalën kyçe....

“Po na grabisin pronat” – Protestë në Himarë kundër vendimit të qeverisë Rama


Pronarë të shumta në zonën e Porto Palermos si dhe përfaqësues politikë të minoritetit grek në Shqipëri kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një protestë kundër vendimit të qeverisë Rama që e shpall zonën nga Gjiri i Llamanit deri në hyrje të Qeparoit zonë të mbrojtur natyrore.

Sipas qeverisë, ku vendim do shërbejë për mbrojtjejn e natyrës së kësaj zone.

Megjithatë sipas pronarëve dhe pëerfaqësuesve politikë të minoritetit grek Vangjel Dule e Fredi Beleri, pas vendimit në fjalë fshihet një marrëveshje e fshehtë për të rrëmbyer pronat e tyre, shkruan BW.

Në mitingun e zhvilluar, pronarët e tokave në Porto Palermo kundërshtuan me forcë këtë vendim ndërsa pohuan se janë ankuar në ambasadat e huaja në Shqipëri si dhe kanë paralajmëruar nisjen e një padie në gjykatë