Vendosni fjalën kyçe....

Shkrimtari Salman Rushdie del nga intubimi, fillon komunikimin


Salman Rushdie është hequr nga oksigjeni dhe është në gjendje të flas, pasi pësoi lëndime të rënda nga një sulm me thikë.

Agjenti i tij, Andrew Wylie, e konfirmoi informacionin më 13 gusht për mediat amerikane, por nuk dha detaje tjera.

Rushdie, një shkrimtar me origjinë indiane, i cili para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij, u sulmua më 12 gusht derisa ishte në skenë, gjatë një seminari në Nju Jork.

Sulmuesi, Hadi Matar, 24-vjeçar nga Nju Xhersi u deklarua i pafajshëm. Ndaj tij është ngritur akuzë për tentim-vrasje dhe tentim-sulm.