Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla thotë se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në shtator një situatë “të papranueshme”, ku sipas tij një ish-sekretar partie përdhos këtë institucion me gjuhën e tij.
Ai thumbon në këtë mënyrë kryetarin e PD-së Sali Berishën duke i kujtuar gjithashtu edh “non gratën” nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.”- shkruan Balla ndërsa publikon një foto të ish-diktatorit Enver Hoxha, ku në sfond shfaqet edhe Berisha.