Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon AKSH-in se nuk i ka në Shqipëri serverat e saj.
Duke iu referuar denoncimit të një qytetari, Berisha gjitthcka bëhet për të “mbushur xhepat”.
“Denoncon AKSH-in se nuk ka servera në vend! I ka marrë me qira jashtë vendi, gjithçka si të mbushin xhepat.
Të gjithë serverat e AKSH-it, përfshirë ato për e-Albania kanë qenë të gjithë në vende shumë të sigurta në Shqipëri.”- shkruan ai.
Në denoncimin e qytetarit thuhet se edhe pse janë prokuruar 190 milionë euro nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), portali e-Albania u hakerua pak javë më parë dhe qytetarët nuk mund të kishin akses në shërbimet shtetërore. Qytetari e quan “krim”.