Vendosni fjalën kyçe....

“Diçka më e keqe se recesioni po vjen” – JPMorgan


Shefi i gjigantit bankar të Wall Street, JPMorgan Chase, Jamie Dimon, ka paralajmëruar investitorët për gjasat e një rënieje në ekonominë amerikane, duke thënë se ‘diçka më e keqe’ se një recesion i fortë mund të jetë në horizont.

Sipas një raporti të Yahoo Finance të shtunën, Dimon vuri në dukje se ekonomia është ‘e fortë’ ndërsa bilancet e bizneseve dhe të konsumatorëve ‘janë në gjendje të mirë’.

Bankieri, megjithatë, vuri në dukje se ka ‘re stuhie’ në horizont, duke përfshirë rritjen e çmimeve të naftës dhe normat më të larta të interesit.

“Kur parashikoni, duhet të mendoni ndryshe. Çfarë ka atje? Ka re stuhie. Normat, shtrëngimi sasior (QT), nafta, Ukraina, lufta, Kina.” – tha Dimon.

Muajin e kaluar, Dimon paralajmëroi se tensioni gjeopolitik, rritja e inflacionit, ulja e besimit të konsumatorëve dhe pasiguria se sa do rritet norma e politikës së Rezervës Federale, e kombinuar me konfliktin në Ukrainë, ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ në ekonominë globale në të ardhmen.

Më herët në qershor, kreu i bankës më të madhe amerikane bëri thirrje për t’u përgatitur për një ‘uragan’ ekonomik.