Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi publikon foton e Mirel Mërtirit e shigjeton SPAK-un: Organizatori i skemës mafioze të inceneratorëve, shteti në shërbim të tij


Deputetja e Partisë së Lirisë, Kryemadhi, ka publikuar një foto të Mirel Mërtirit, duke thënë se ai është organizatori i vërtetë i skemës korruptive të inceneratorëve ndërsa njihet në media si bashkëjetuesi i Stela Gugalljas dhe mik i Klodian Zotos.

Ajo ka publikuar edhe një letërkëmbim mes kryebashkiakut të Tiranës Veliaj e ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako, asokohe Sekretar i Ministrisë së Mjedisit ku i pari shprehet dakord për ndërtimin e landfillit e inceneratorit në Tiranë.

Kryemadhi shkruan gjithashtu se firmat në dokument janë hedhur për llogari të tij ndërsa ka shigjetuar edhe SPAK-un për mosveprimin e tij.

“Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i  pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes. Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj. Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij. E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar.” – shkruan Kryemadhi në Facebook.