Uashingtoni nuk duhet të ndërhyjë në hetimet e kryera në vende të tjera ashtu siç nuk po ndërhyn në një hetim të FBI-së ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Këhtu shkroi të hënën në Telegram zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Pse atëherë ndërhyjnë në hetime të tjera? Meqenëse Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk ndërhyjnë në hetimet e SHBA-së, ata gjithashtu duhet të përmbahen nga ndërhyrja në hetimet e kryera në vende sovrane.“- vuri në dukje ajo, duke komentuar për shtypin e Shtëpisë së Bardhë.
Ky koment i zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë vjen pas deklaratës së Sekretares Karine Jean-Pierre se Shtëpia e Bardhë nuk po ndërhynte në situatën rreth një kontrolli të pasurisë së Trump. Kujtojmë se agjentët e FBI-së kontrolluan shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago në Florida të hënën. Një total prej 11 grupesh dokumentesh të klasifikuara u sekuestruan, raportoi Wall Street Journal. Sipas një urdhër-arresti që u publikua të premten, kërkimi lidhej me një hetim për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara.