Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë që miraton një vaksinë të dyfishtë e cila trajton si virusin origjinal Covid ashtu edhe variantin më të ri Omicron.
Siç shkruan BBC, vaksina e përmirësuar duhet të jetë e disponueshme si një përforcues në vjeshtë dhe të japë mbrojtje më të mirë kundër varianteve.
Moderna tha se mund të ofrojë dozat në javët e ardhshme, por saktësisht se kush do t’i marrë ato ende nuk është shpallur.
Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar ka shqyrtuar provat dhe ka dhënë miratimin e vaksinës për përdorim tek të rriturit.
Të gjithë ata që janë mbi të 50-atdhe personat që bëjnë pjesë në grupe me rrezik të lartë do t’u ofrohet një dozë përforcuese nga muaji i ardhshëm.
Dr. June Raine, shefe ekzekutive e rregullatorit, tha: “Gjenerata e parë e vaksinave kundër Covid-19 që përdoret në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të sigurojë mbrojtje të rëndësishme kundër sëmundjes dhe të shpëtojë jetë. Ajo që na jep kjo vaksinë bivalente është një mjet i mprehtë në armaturën tonë për të na ndihmuar të na mbrohemi kundër kësaj sëmundje ndërsa virusi vazhdon të evoluojë.”
Rezultatet e eksperimenteve në 437 njerëz treguan se vaksina e përditësuar ishte e sigurt dhe dha një mbrojtje më të mirë imune kundër varianteve më të reja.
Vaksinat origjinale të përdorura gjatë pandemisë u krijuan për të trajnuar trupin për të luftuar formën e parë të virusit që u shfaq në Wuhan, në Kinë, në fund të vitit 2019.
Por që atëherë coronavirusi ka pësuar mutacione të konsiderueshme, me një rrymë variantesh të reja që shfaqen që mund të shmangin disa nga mbrojtjet tona imune. Ato kanë shkaktuar rritje të mëdha të rasteve në mbarë botën.