Vendosni fjalën kyçe....

Me thirrjet “Rama ik”, Meta shpërndan videon nga koncerti i Noizy-t: Armiku i Rinisë do japë llogari shumë shpejt


Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë sot në “Facebook” një video nga koncerti i mbrëmjes së kaluar të reperit Rigels Rajku (Noizy) në Tiranë.

Në koncert, grupi i të rinjve dëgjohen duke thirrur “Rama Ik”.

“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare.”- shkruan Meta.

Më pas ai paralajmëron se: “Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”.