Vendosni fjalën kyçe....

Meta për portin e Durrësit: Të bëhen publikë pronarët fundorë të kompanisë partnere


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediet, ku ka folur për projektin për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit.

Gjatë fjalës së tij, Meta kërkoi bërjen publike të pronarëve fundorë të kompanisë partnere.

“Kjo është afera më e rëndë, e portit të Durrësit. Dua të përshëndes Confindrustrinë dhe qëndrimin e saj publik. Ekonomistët dhe analistët që kanë bërë kërkime të thelluara për këtë aferë. Është detyrim absolut dhe në interes kombëtar që të bëhen publike urgjentisht pronarët fundorë të kompanisë partnere, vlera dhe burimi, garancitë ligjore.”- tha Meta.