Vendosni fjalën kyçe....

Meta paralajmëron zyrtarët e administratës: Mos firmosni shkresa të paligjshme se do merrni veten në qafë, në Shqipëri do sundojë Kushtetuta


Kreu i Partisë së Lirisë u ka bërë thirrje punonjësve të shtetit që të jenë të kujdesshëm e të mos firmosin dokumente të paligjshme.

Meta tha se ata duhet të mos përdoren si bedela pasi do marrin veten në qafë duke qenë se në Shqipëri do mbizotërojë Kushtetuta e ligji.

“U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa të paligjshme, akte të paligjshme sepse do marrin në qafë veten e tyre. Në Shqipëri do mbretërojë Kushtetua dhe ligji.” – tha Meta.