Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë ‘Warren Buffett’ i Indisë


Manjati miliarder indian i biznesit, tregtari i aksioneve, investitori dhe personazhi i famshëm televiziv Rakesh Jhunjhunwala vdiq të dielën në moshën 62-vjeçare.

“Rakesh Jhunjhunwala ishte i paepur. Plot jetë, mendjemprehtë dhe i zguar. Ai lë pas një ndihmë të pashlyeshme në botën financiare. Ai ishte gjithashtu shumë i pasionuar për përparimin e Indisë. Vdekja e tij është një lajm shumë i trishtë.” – shkroi në Twitter kryeministri indian Narendra Modi pas raportimeve për vdekjen e Jhunjhunëala.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik, por raportet e mediave tregojnë se Jhunjhunwala kishte pasur probleme shëndetësore dhe ishte parë në një karrige me rrota në fillim të këtij muaji.

Një kontabilist i autorizuar me profesion, ai filloi tregtimin me aksione në vitin 1985 ndërsa ishte ende në kolegj, duke filluar me vetëm 100 dollarë. Investimet e tij të hershme dhanë rezultat dhe më vonë ai iu drejtua një firme tregtare të aksioneve, RARE Enterprises.

Rëndësia e tij në bursë e bëri atë një personazh të famshëm televiziv dhe e lejoi atë të grumbullonte një vlerë neto prej 5.8 miliardë dollarësh në kohën e vdekjes së tij, sipas Forbes.

Investimet e Jhunjhunwala përfshijnë disa kompani të drejtuara nga një prej konglomerateve më të mëdha të Indisë, konglomerati Tata Group.

Këto përfshijnë prodhuesin e automjeteve Tata Motors, firmën e vlerësimit Crisil, prodhuesin e orëve dhe bizhuterive Titan, Tata Communications dhe Indian Hotels, që drejton Taj Hotels.

Investimet e tij të fundit përfshijnë 40% të aksioneve në linjën ajrore me kosto të ulët Akasa Air, e cila bëri fluturimin e saj të parë në fillim të këtij muaji. Një mbështetës i hapur i Bollywood-it, ai gjithashtu financoi disa filma.

Përveç grumbullimit të një pasurie, Jhunjhunëala ishte i etur për ta shpërndarë atë. Ai kishte një fondacion me emër, ishte një nga themeluesit dhe administruesit e besuar të Universitetit Ashoka dhe një donator i rregullt i Fondacionit Ndërkombëtar Agastya, duke ofruar edukim shkencor për të varfërit.

Jhunjhunëala shpesh përmendet si ‘Warren Buffett i Indisë’ sipas manjatit të biznesit, investitorit dhe filantropit amerikan.