Një burrë i moshës rreth 50-vjeçare është gjetur i mbytur në liqen në zonën e Lanabregasit në kryeqytet. Uniformat blu thonë se burri nuk është identifikuar ende.
Policia thotë se nuk konstatohen shenja dhune në trup, megjithatë po kryhen hetimet si për identifikimin e viktimës, edhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes por dhe.
“Më datë 14.08.2022, në liqenin e fshatit Lanabregas, është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e Policisë.