Gjashtë anije janë duke u ngarkuar me grurë në portet e Ukrainës dhe të paktën 10 anije të tjera do ngarkohen me produkte drithi deri në fund të këtij muaji, tha të dielën zëvendësministri i Infrastrukturës së vendit.
Yuriy Vaskov tha se 8,000 ton misër do ngarkohen në anijen ‘Sara’, që hyri në portin e Odesa në mbrëmjen e 14 gushtit dhe 7,500 ton vaj në anijen ‘Efe’.
“Në dy javë të korridorit të grurit, 16 anije u larguan nga portet e Ukrainës për të dorëzuar rreth gjysmë milioni ton produkte të grurit ukrainas në nëntë vende të botës.” – tha Vaskov.
Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rihapur tre porte ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila tani është në muajin e saj të gjashtë.
Për të mbikëqyrur procesin, Qendra e Përbashkët e Koordinimit në Stamboll nisi punën zyrtarisht më 27 korrik, e përbërë nga përfaqësues nga të tre vendet dhe OKB-ja për të mundësuar transportin e sigurt të mallrave ushqimore dhe plehrave tregtare nga anijet tregtare.
Anija e parë u largua nga Ukraina më 1 gusht sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia.