Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti i djeshëm në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeçari


Ka ndërruar jetë në spital një prej personave që u përplasën një ditë më parë nga një makinë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Sipas News24, 60-vjeçari Begzan Hysa ka ndërruar jetë këtë të martë në spital.

Aksidenti që i mori atij jetën ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku një vajzë 29-vjeçarja Elinta Garo humbi kontrollin e mjetit dhe hipi në trotuar duke përplasur 3 persona. Ata u dërguan në spital, por ndërsa dy personat me inicialet V.H. dhe A.T. u kthyen në shtëpitë e tyre, Begzan Hysa nuk ia doli dot.

Drejtuesja e mjetit, Elinta Garo tashmë ndodhet pas hekurave.

 “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen E. G., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasit B. H., V. H. dhe A. T. Shtetaset V. H., dhe A. T. pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi B. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”– bëri me dije policia.