Policia e Zelandës së Re ka nisur hetimet pasi një familje gjeti mbetje njerëzore në disa valixhe që kishin blerë nga një ankand në një depo.
Familja nga South Auckland e bënë zbulimin e frikshëm pasi i hapën sendet e blera në banesën e tyre.
Siç shkruan BBC, familja kishte shkuar në njësinë e magazinimit dhe kishte blerë një ngarkesë me mallra nga një kompani magazinimi e zonës të enjten e kaluar. Këtu përfshiheshin edhe valixhet.
Detektivi Tofilau Faamanuia Vaaelua tha se zbulimi u bë pasi banorët i sollën sendet në shtëpinë e tyre. Disa fqinjë të familjes raportuan gjithashtu se kishin ndjerë një “erë të keqe” që vinte nga prona përpara se të arrinte policia. Një fqinj, i cili dikur kishte punuar në një krematorium tha se era u dallua menjëherë.
“E kuptova menjëherë dhe mendova, nga vjen kjo?”-tha ai duke iu referuar pronës së fqinjëve të tij.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për vrasje dhe po punojnë për identifikimin e viktimave dhe kush fshihet pas ngjarjes. Familja dyshohet se nuk ka qenë e përfshirë në ngjarje.
Daily Mail thotë se bëhet fjalë për disa viktima. Policia tani është në kërkim të një vrasësi serial, ndërsa hetuesit mjeko-ligjorë përpiqen të përcaktojnë se sa viktima ishin brenda në valixhe.