Vendosni fjalën kyçe....

“Divorci i madh”, Arjan Çani largohet nga “TV Klan”-i


Arjan Çani do të largohet pas shumë vitesh nga TV Klan.  Do të jetë largimi i tij i dytë nga ky ekran.

“Mirëmbrëma tokësorë”… “Ledio të lutem,””P’tuaaa”,  këto shprehje të Arjan Çanit nuk do t’i dëgjoni më në Tv Klan, sepse, me nisjen e sezonit të ri gjërat kanë ndryshuar.

Gazetarin e njohur dhe drejtuesin e programit “Zonë e Lirë” nuk do ta kemi më në Tv Klan.

Raportimet e fundit flasin se Çani do të shfaqet në ABC. Emisioni i Çanit do të jetë dy herë në javë në këtë sezon të ri.

Po hapësirën e së premtes në Tv Klan kush do ta marrë?!

Një emision i moderuar nga Luana Vjollca do të jetë ajo që do të ketë hapësirën e ditës së premte në Tv Klan.

Nuk dihet ende se cili do të jetë formati që ajo ka menduar, ndërkohë që edhe Marina, motra e saj është moderon Klanifornia, spektaklin e humorit të së shtunës.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Liberale.al