Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka kundërshtuar të takojë presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Ditën e djeshme Begaj u takua me kryeministrin Albin Kurti e homologen e tij Vjosa Osmani ndërsa sot janë parashikuar takime me krerët e partive opozitare.
Megjithatë mësohet se Abdixhiku e ka kundërshtuar takimin me Begajn dhe shkak për mosmarrëveshjen është bërë vendi i takimit.
Ky i fundit ka kërkuar që takimi të bëhet në selinë e LDK-së e jo në Kuvend. Takimi ishte parashikuar të zhvillohej sot në orën 9 e 35 minuta të mëngjesit.