Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë takimit me strukturat në Vlorë e cilësoi nismën e “Ballkanit të Hapur” si shpërbërëse për Kosovën.
Meta paralajmëroi se çështja e detit me Greqinë dhe si e ka menaxhuar qeveria atë do hapet fort në shtator.
Meta tha se për atë çështje ka veprime në dëm të interesit të Shqipërisë.
“Nismë që synon shpërbërjen e Kosovës. Shikoni si e kanë menaxhuar çështjen e detit me Greqinë, do hapet fort në shtator. Veprime në dëm të interesit të Shqipërisë. I intereson pazaret që ka bërë me kompanitë e kërkimit të naftës”-tha Meta.