Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Tjetërsimi i sheshit të flamurit në Vlorë është sulm kundër kulturës


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi nga Vlora punimet për sheshin e flamurit në këtë qytet duke thënë është tjetërsuar duke e cilësuar sulm kundër kulturës.

Sipas Metës këto janë akte të qëllimshme për të vrarë ndjenjën kombëtare dhe për të zhbërë vendin dhe kombin.

“Rasti i tjetërsimit të sheshit te flamurit është sulm kundër kulturës. Është sheshi i shqiptarëve dhe kombit tonë. Këto janë akte të qëllimshme për të vrarë ndjenjën kombëtare. Krenarinë për historinë dhe identitetin tonë. Për të zhbërë vendin dhe kombin tonë.

 Nuk ka Vlorë pa vlonjatët. Sado të vijnë edhe nga Bangladeshi. Nuk do na çojnë ata në Europë. Kam një apel për të gjithë ju. Për të gjithë vlonjatët. Të bashkohemi që t’u tregojmë të gjithëve se kush nuk dëgjon shqiptarët. Kush nuk dëgjon vlonjatët dhe Vlorën i ka bërë llogaritë shumë keq. Vlora nuk mund të pranojë që askush të sillet si pushtues këtu.

Të cenojë interesat e vlonjatëve dhe interesat mbarëkombëtare. Apo të rrëmbejë asetet e Vlorës duke dëmtuar interesat publikë. Për çdo investim publik që bëhet ka një detyrim për konsultim publik. Jo për investime madhore ku tjetërsohen porte dhe qytetarët e Vlorës i mësojnë nga televizori. Kjo histori do të marrë fund dhe ka marrë fund njëherë e përgjithmonë”-u shpreh Meta.