Vendosni fjalën kyçe....

“Momenti i tretë më skandalozi” – Vasili dhe Shehaj: Rama shkoi në inceneratorin e papërfunduar të Fierit për show para zgjedhjeve


Në konferencën e sotme për mediet, Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj ka publikuar një kontratë që koncesionari i inceneratorit të Fierit ka bërë me një kompani italiane. Sipas Shehajt, kjo kontratë ka vlerën prej 6 milionë e 637 mijë euro.

Po ashtu, sipas saj kryeministri Edi Rama ka qenë prezent kur është bërë testimi i këtij inceneratori në 4 prill 2021 por ai nuk ishte informuar që dorëzimi duhej të ishte bërë prej një muaji. Sipas Vasilit, Rama iu dha zemër hajdutëve.

 “Momenti i tretë është edhe më skandalozi, që do ju bëjë të kuptoni.

Në 6 qershor 2018 kompania që ndërton inceneratorin e Fierit, lidh një kontratë me një kompani italiane furnizimi. Kjo kontratë ka vlerën prej 6 milionë e 637 mijë euro. Në fakt është dhe zemra e inceneratorit. Në këtë kontratë çuditërisht na del për herë të parë edhe kompania Pol Ruth energy SRL. Kjo kompani është kompania që fitoi koncesionin për 30 vjet të inceneratorit të Tiranës, ajo që do merrte 29 euro për ton, për inceneratorin që nuk ekziston.

Në 8 shkurt kjo kompani bën një letër dhe ja dërgon zotit Farudin Arapit. Këtu faktet janë skandaloze. Kompania bën me dije se në 2020 ka firmosur një shtojcë kontrate me Zoton, sepse kompania i detyrohej 2.5 mln euro kompanisë Ruth për të gjitha punimet që ishin kryer dhe i detyrohej 600 e ca mijë euro që do kryheshin. Firmoset shtojca, ITS e Zotos merr përsipër të bëjë pagesat, bëhet një pagese e vogël dhe më pas bllokohet.

Zotëria i thotë Farudin Arapit se detyrimet janë 2.5 mln euro. Me marrëveshje që kalimi i pronësisë së mallrave do të bëhet pas pagesës së plotë të çmimit për mallin e sjellë. Pra Ruths i thotë se pronari i asaj vepre jam unë deri ditën që do bëhet pagesa.

Dhe vazhdon: ‘Kemi bërë punimet në mënyrë korrekte’. Ndërkohë që më 30 Mars thoshte se i kishte mbaruar punimet dhe ishte gati për dorëzim….

Në fund i thotë më detyroheni ende, 6 milionë euro punime të pakryera. Dhe në fund fare, i thotë Ruthsi është e vetmja kompani e cila kryen koalidimin.

Prandaj të nderuar qytetarë nuk bëhet koaludimi dhe nuk merret dot në dorëzim ajo vepër dhe s’do të merret pa u paguar kjo kompani dhe të bëjë dhe 10% e fundit të punimeve.

Një moment tjetër shumë i rëndë.

Më 27 janar i thotë për asistencën e montimit të furrë kaldajës dhe momenti tjetër që është qesharak, asistencë për vënie në punë e cila ka patur si moment kryesor aktivitetin e tharjes për prodhimin e ajrit në prani të Ramës në 4 prill 2021. Pra Rama ka vajtur, ka parë që aty testohej dhe nuk e kishte informuar ministrja, që aty duhet të ishte marrë në dorëzim prej një muaji.”- tha Shehaj.

Pas zonjës Shehaj, Vasili tha se provat e publikuara sot duhet ta bëjnë SPAK-un të ngrihet në këmbë, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se ai qëndron pas kësaj, si dora që bashkon të gjitha fijet.

“Të nderuar qytetarë, skandali siç e kuptoni është që pjesë e këtij mashtrimi të madh publik me paratë bëhet nga vetë kryeministri. Njofton konçensionari që ka përfunduar vepra në Prill 2-3 javë përpara fushatës, ka prova për një incenerator që nuk ka përfgunduar. Po vete kryeministri që të bëjë shoë atjedhe t’u japë kurajo këtyre hajdutëve. Grupi i strukturuar kriminal, një dorë i mban fijet. Shehaj solli shkresat. Ky grup I madh aktorësh merrej që nga qeverisja atje. Kompania Paul Urth në Tiranë, shfaqet dhe në Fier. Mashtrimi i dorëzimit të veprës, me veprime shumë të rënda penale, të verifikuara me shkresa. Këto duhet ta bëjë SPAK-un të hidhet në këmbë dhe në fund të konferencës tonë, duhet të shkojë atje. Dhe ku arrin, që vazhdojnë paguajnë me qetësinë më të madhe sepse duan t’i vënë kapak të gjithë kësaj vjedhjeje.

Pra njëri veprim më i rëndë se tjetri, janë mbi 30-40 dokumente autentike, ku shikoni që nga bankat, deri në pikën kur bëhen të padorëzueshëm miliona euro të paguara nga taksat e shqiptarëve. Këta janë të zotë vetëm të vjedhin e shpërdorojnë. E njëjta dorë lëviz fijet e një hajdutërie të padëgjuar.

Kuptoghet që grupi i strukturuar kriminal në kokë të tij ka vetëm kryeministrin. I del ky për Zot se një kryeministër kurrë s’do të shkonte në një Pazar të tillë.

Fijet janë të gjitha në të njëjtat duar. SPAK është përpara provës së pakapërcyeshme për të dorëzuar dokumentet deri në fund. Ne angazhimin qytetar, për ta zbërthyer fije-fije këtë vjedhje monstruoze të pashembullt do ta vazhdojmë deri në fund.”- tha Vasili.