Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori Pandi Siku. Siku ka lindur me 28 korrik 1949 në Tiranë.
Fillimisht ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë ne degën e dramës dhe më pas në vitin 1973 iu bashkua trupës së Teatrit Popullore (sot Teatri Kombëtar) duke interpretuar mjaft role.
Veprimtaria e tij në skenë është shtrirë në harkun kohor 1973-2001. Në teatër debutimin e bën në dramën “Toka e jonë” dhe “Bashkë me agimin”.
Role të tjera të tij përfshijnë: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.
Në kinematografi Siku ka luajtur në filmat: Këmishët me dyllë (1987), Fushë e blertë fushë e kuqe (1984), Koha nuk pret (1984), Një udhëtim i vështirë (1977), Brazdat (1973), Njeriu me top (1977), Mysafiri (1979).