Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë: Koncesionarët e inceneratorëve morën kredi duke lënë si garanci lekët e buxhetit të shtetit


Partia e Lirisë ka publikuar të tjera dokumente lidhur me koncesionin e inceneratorëve duke akuzuar qeverinë Rama se ështrë bërë dorëzanëse e kredive të marra nga kompanitë koncesionare të Klodian Zotos.

Në konferencën për mediat, koordinatorja e luftës kundër korrupsionit në PL theksoi se kompanitë në fjalë kanë marrë kredi duke përdorur si garanci lekët e buxhetit të shtetit me pagesat që kanë marrë nga qeveria për inceneratorin e Fierit që nuk ekziston gjëkundi.

Kompania inceneratore merr kredi në vlerën 2.2 milionë dollarë pas nënshkrimit të kontratës.

Dorazanësi për kredinë përveç Klodian Zotos është edhe Albtek Energy që ka marrë koncesionin e Fierit që ende nuk punon. Këtu del qartë si këto kompani janë të liodhura., kontrata tjetër është në vitin 2019. Albtek dhe të vetmet garanci që kompanitë kanë janë të ardhurat e marra nga shteti shqiptar. Në vitin 2020 kanë marrë kredi duke u bazuar te VKM-ja për Covid-in për pagat e  punonjësve. Kjo kompani nuk ishte në gjendje të paguante punonjësit dhe garanci janë lekët e popullit shqiptar. Në 17 mars 2020 ata përfitojnë sërish me urdhër të kryeministrit Rama e Guvernatorit Sejko. Ndihma që qeveria dha për biznesin përfundoi te inceneratorët. Më pas kompanitë vijuan mospagesat e kredive, dhe banka u ka dërguar shkresën ku u tregon se kanë  detyrime për të paguar.” – tha Shehaj.