Partia e Lirisë ka publikuar të tjera dokumente sot në lidhje me inceneratorin e Fierit, mes të cilave disa shpresa mes kompanisë koncensionare dhe supervizorit të qeverisë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Një moment i rëndësishëm: Shkresa e parë më 30 mars 2021, kompania koncensionare i drejetohet supervizorit të punimeve e thotë kemi përfunduar veprën jemi gati për testimin dhe po punojmë me kompani ndërkombëtare për certifikimin e veprës. Pra 30 mars.
Shkresa e dytë, bëhet ditën tjetër, me 31 mars, ku supervizori i punimeve i drejtohet zonjës Belinda Ballkuku që është ministrie e Infrastukrturës dhe që është autoriteti kontraktor ‘na lejoni t’ju njoftojmë përse punimet për relizimin e inceneratorit Fier kanë përfunduar e mund të vijohet me firmosjen e procesverbalit të punimeve.
Shoqëria koncensionare që zotërohet në 70% nga Klodian Zoto po merr masa për certifikimin nga shoqëri ndërkombëtare të specilizuara në fushën e tyre.
Më tej në datën 28 Prill kompania i drejtohet sërish ministrisë së Energjisë, ministres Belinda Balluku. Kompania ishte shumë e shqetësuar për zhvillimin e procesit ndërkohë që ministria kishte 1 muaj që flinte e nuk përcillte një shkresë dhe thotë: Sjellim edhe njëherë në vëmendje se jemi gati për fillimin e punimeve, të firmosim me procesverbalin.’ Dhe kërkojnë caktimin e përfaqësuesve të autoritetit kontraktues që do jenë prezent.
Kujtohet ministria, por iu deshën edhe 1 muaj e ca të tjera pra mbi dy muaj pas shkresës së parë, në 7 qershor, dhe thotë: ‘Personat përgjegjës do jetë njësia e zbatimit të projektit’.
Tani ccfarë ndodh, në datat 24 dhjetor dhe në 14 shkurt, supervizori i drejtohet koncensionarit bazuar në kontratën koncensionare duke qenë se punimet për realizimin e inceneratorit të Fierit kanë përfunduar që më 30 Mars 2021 dhe i thotë: “Ju keni kërkuar informacion dhe më parë me anë të shkresës së 24 dhjetorit. Ju bëjmë me dije se nga ana jonë nuk kryhet pa u bërë koaludimi i plotë i veprës.”
Supervizori i drejtohet kompanisë ku jemi me testimin, certifikimin dhe koalidimin e veprës.
Në 28 shkurt 2022, supervizori sërish shoqërisë koncencesionare, vë për dijeni sekreteren e ministrisë së Infrastrukturës e thotë kemi kërkuar info për testimin e veprës e s’kemi marrë përgjigje, këtu rikujton një moment ku thotë që sipas kontratës, koncensionari njofton me shkrim 15 ditë para kur do nisë testimi i vënies në punë të impiantit.
Kompania në 8 mars kthen përgjigje, ky është moment shumë skandaloz që mesa duket supervizori e di por ministria e ka harruar. I drejtohet ministrisë, supervizorit dhe thotë ‘shoqëria ka hasur disa ditë vonesë në fazën e testimeve të veprës’, pra një vit pasi kishte mbaruar vepra, kompania koncensionare njofton Ministrinë e thotë ‘janë larguar kompanitë e huja që bënin punimet dhe stafet e huaja, s’ka kush të vejë në punë inceneratorin e Fierit’.”
Supervizori i kthen përgjigje në 17 mars dhe kërkon informacion, a janë të gjithë elementët e impiantit. Na demonstroni proceset që po ndiqni. Kërkohet grafik i saktë i monitmit dhe kolaudimit të objektit.
Ajo vepër po amortizohet se koncensionari nuk e mirëmban. ‘Jeni me vonesë në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale’ thuhet në letër. Ky moment kulmon me pagesat që ministria kaloi 1.8 milionë euro sërish këtij koncensionari.”– tha Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj.
Pas zonjës Shehaj, Petrit Vasili tha se qqeveria nuk rri në heshtje rastësisht por është pjesë në këto “pazare”.
Duke shpjeguar këtë letërkëmbim të zbuluar më parë nga Shehaj, Vasili tha se “Në këtë korpus të dytë, deklarohet se inceneratori gati për dorëzim, pra e kanë të përfunduar që në mars 2021 e thonë hajdeni merreni në dorëzim.
Çudi e madhe mbeten të habitur qytetarët, ministria nga marsi në qershor në vend ta merrte për 24 orë se shtyrja e këtij projekti famëzi është gati 3 vjet, edhe thanë ishin gati, po doli që nuk ishin fare gati.
Në vend të ishte interesuar qeveria, ishte më pak e interesuara, pse s’donte ta merrte në dorëzim qeveria këtë të mbaruarin në mars 2021? Jemi në gusht 2022! Ndërkohë njoftohen me shkim dhe në fund medemek objekti i dorëzuar del që nuk është gjëkundi as i testur as i verifikuar as prodhon energji.
E tëra një mashtrim ku qeveria nuk rri në heshtje rastësisht por është pjesë që këto para dhe pazare të qarkullojnë përfshi dhe penalitete që duhet të shtrengonin koncesnionarin, megjithëse ka supervizor. Nuk ndodh asgjë.”