Vendosni fjalën kyçe....

Politikanit kanadez i hyn bleta në gojë gjatë konferencës për shtyp, momenti i sikletshëm (VIDEO)


Politikani kanadez Doug Ford ka përjetuar një incident të sikletshëm gjatë një fjalimi të premten kur një bletë i hyri në gojë dhe ai e përcolli.

Ford po merrej pyetje nga gazetarët në lidhje me mungesën e personelit të kujdesit shëndetësor në mbarë krahinën e Dundalk në Ontario dhe mundësinë e privatizimit kur bleta i fluturoi në gojë.

“Krisht i Shenjtë, sapo gëlltita një bletë.”– tha ai duke u kollitur.

Anëtarët e audiencës mund të dëgjoheshin duke shprehur shqetësimin e tyre për kryeministrin e Ontarios.

Pasi piu një gllënjkë ujë nga një shishe, Ford nisi të bënte batuta me gazetarët duke thënë se nëse e kishin filmuar këtë moment, videoja dobëhej virale.

Por shqetësimi që po përjetonte kryeministri ishte i dukshëm.

“Më falni djema. Kaqoli i vogël u largua atje.”– tha ai.

Dikush nga audienca e pyeti nëse ai ishte në rregull për të vazhduar, dhe Ford u përgjigj: “Jam mirë. Po gumëzhin atje”.