Vendosni fjalën kyçe....

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 14-vjeçari në Vaun e Dejës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Vaun e Dejës, ku një djalë 14-vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Incidenti ka ndodhur në banesë.

“Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.”– bën me dije Policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.