Vendosni fjalën kyçe....

“Traktat mbrojtje mes Shqipërisë dhe Kosovës”-Begaj: I takon Kuvendeve të vendosin për një marrëveshje të tillë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës foli për idenë e propozuar nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për një traktat mbrojtje mes dy vendeve.

Begaj theksoi se i takon Kuvendeve respektive që të vendosin për një marrëveshje të tillë.

Presidenti i Shqipërisë ka një mision kushtetues që është e bazuar te preambula e Kushtetutës në lidhje me unitetin kombëtar dhe bashkimin kombëtar. Ardhja ime këtu dhe takimi me liderët e Kosovës është për të përçuar mesazhin që ne duhet të bëjmë më të mirën për kombin tonë.

Traktati i Mbrojtjes është një ide e hedhur nga presidentja e Kosovës e cila nënkupton një ide fillestare, e cila duhet të trajtohet me shumë kujdes nga institucionet ligjzbatuese dhe ligjvënëse, përkatësisht Kuvendet respektive.

Unë e mirëkuptoj presidenten Osmani dhe do të punoj intensivisht bazuar te dritarja ligjore që ne na mbulon të ecim përpara me mundësinë e arritjes së një gjëje të tillë.

Unë mendoj se Kuvendet respektive janë ato që do të vendosin për një marrëveshje të tillë.

Me sa di është një deklaratë bashkëpunimi në fuqi mes dy republikave.

Mendoj se në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e këtij mendimi për një traktat kërkon që mbështetja e Shqipërisë të jetë i nevojshëm në situate të tilla”, tha Begaj.